A po përgatitet Serbia për pushtim ushtarak të Kosovës, Kirby: Po vëzhgojmë, s’mund ta them tani qëllimin

by Nexhat

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Siguri të SHBA-së, John Kirby, në një konferencë për media ka ngritur shqetësimin e SHBA-së për një vendosje të madhe të trupave serbe afër kufirit me Republikën e Kosovës.

Kirby ka thënë se SHBA po e vëzhgon situatën dhe ka kërkuar nga Serbia që të tërheqë trupat e saj.

banner

 Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak, por ka thënë se qëllimin e një lëvizje të tillë të Serbisë s’mund ta thotë.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi [i grumbullimit të trupave ushtarake serbe], nuk mund ta them tani”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy