Gazetari amerikan zbulon se sot njeriu i Biden e ka telefonuar Presidenten Osmani

by Nexhat

Gazetari amerikan, Nick Schifrin, ka shkruar në profilin e tij në platformën “X” për konferencën që ka mbajtur sot John Kirby nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ku janë ngritur shqetësime për rritje të prezencës usharake të Serbisë në kufirin me Kosovën,

Schifrin ka bërë të ditur se sot Sekretari Amerikan, Antony Blinken ka telefonuar krerët e shtetit serb, ndërkohë që sipas Schifrin, këshilltari i Joe Biden, Jake Sullivan ka telefonuar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai gjithashtu ka shtuar se tashmë NATO po konsideron rritjen e prezencës ushtarake në Veri të Republikës së Kosovës.

“Sot Sekretari Blinken ka telefonuar Bërnabiqin, Jake Sullivan ka telefonuar Presidenten Vjosa Osmani dhe NATO-n po kosnideron shtimin e prezencës ushtarake në Veri”, ka shkruar Schifrin.

Vuçiq ka treguar sot se ka biseduar me Blinken dhe se i është tëhrequr vërejtja se SHBA do të shqyrtojë masat ndaj Serbisë nëse “nuk sillet si duhet” 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy