Carl Bildt: Më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por çështja e Veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët

by Nexhat

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka folur lidhur me situatën e krijuar së fundi në Veri, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ai në platformën “X” ka shkruar se është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, mirëpo “çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovëështë dashur të zgjidhet shumë më herët”

banner

Bildt ka shkruar se duhet të ishte nxjerrë mësimi, që konfliktet e ngrira nuk qëndrojnë të ngrira përgjithmonë.

“E di që është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovë, është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë. Në vend të kësaj, ajo është lënë vetëm të acarohet. Ne duhet të kishim nxjerrë mësimin: Konfliktet e ngrira nuk ngrihen kurrë përgjithmonë”, ka shkruar Bildt. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy