Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Turqi, por i lehtësuar që dëmi u shmang

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi sot në Ankara të Turqisë.

Kurti u shpreh i trishtuar, ndërsa uroi shërim të shpejtë policëve të lënduar në këtë sulm.

“I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara, Turqi. Por i lehtësuar kur mësova se dëmi i synuar u shmang nga institucionet turke. Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe i urojmë shërim të shpejtë”, shkroi Kurti në “X”.

Dy persona dyshohet se kryen sulm me bombë para ndërtesës së Ministrisë së Brendshme në Ankara, ku njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë, e tjetri u neutralizua nga Policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy