Goteborg ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Hammarbyt, ndeshje kjo e vlefshme në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit suedez.
Golin e vetëm të Goteborg në këtë ndeshje e shënoi Arbnor Muçolli, i cili u tregua i ftohtë akull nga pika e penalltisë në minutën e 92-të për të barazuar shifrat.
Me këtë gol, Muçolli shkon në shifrën e gjashtë golave të shënuar në kampionat, teksa ka edhe dy asistime tjera në 12 paraqitje.
https://twitter.com/dplus_sportSE/status/1708534033653592515?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1708534544171778284%7Ctwgr%5Eb10bda4e654d01b7a9dc24ec253e115368017317%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Farbnor-mucolli-hero-goteborgut-shenon-ne-minutat-e-fundit-te-takimit%2F
Në këtë ndeshje u paraqit edhe Astrit Selmani i cili luajti tërë ndeshjen.
Goteborg momentalisht gjendet në pozitën e dhjetë në tabelën e klasifikimit, ndërsa xhiron e ardhshme do të jetë nikoqir i Siriusit në “Gamla Ullevi”.
Muçolli shpreson që të vazhdojë formën pozitive me gola dhe t’i ndihmojë ekipit që të ngjitet më lartë në tabelë.