The Guardian: Amerikanët të bindur se grupi terrorist është armatosuar dhe kontrolluar nga Beogradi

by Nexhat

Sipas prestigjiozes britanike, The Guardian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, privatisht kanë thënë se i kanë parë si “bindëse” provat që i kanë prezantuar autoritetet në Kosovë.

“Më 24 shtator një grup paramilitar i serbëve të Kosovës të armatosur mirë e zunë në pritë një patrullë policore të Kosovës dhe përgjatë përleshjes, një polic dhe tre serbë sulmues u vranë. Qeveria kosovare ka prezantuar prova që tregojnë se grupi ka qenë i armatosur dhe i kontrolluar nga Beogradi, dhe zyrtarët e SHBA’së privatisht e kanë bërë të qartë që këto prova i shohin si bindëse”, thuhet në artikullin e The Guardian.

banner

Dje Sveçla ka paraqitur të tjera fakte që dëshmojnë përfshirjen e Serbisë në grupin që sulmoi Policinë e Kosovës. Pamjet e reja janë siguruar nga dronët e terroristëve të cilët janë konfiskuar nga policia, pasi grupi i armatosur iku nga zona ku sulmoi

Ndërkaq gjatë javës së kaluar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video nga hapësirat e manastirit të Banjskës, ku në ditën e sulmit, shihet Millan Radojiçiq.

Më pas, Sveçla lëshoi edhe një informacion tjetër, të cilin e prezantoi si dëshmi. Ai publikoi fotografinë e një prej sulmuesve të vrarë, për të cilin tha se është Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

“Dëshmia” tjetër për përfshirjen e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit që e prezantoi Sveçla ka të bëjë me armatimin që u konfiskua në manastirin e Banjskës. Ai publikoi një dokument, për të cilin tha se është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy