Serbia pretendon se një nga terroristët u vra pasi ishte i plagosur, Petkoviq publikon një foto

by Nexhat

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, në konferencë për media është munduar sërish të argumentojë se serbët që e sulmuan Policinë e Kosovës para një jave u vranë pa rezistuar.

Petkoviq ka treguar një fotografi, ku pretendon se shihet Bojan Mijailoviq, një serb i vrarë të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai i kërkoi EULEX-it që t’i publikojë rezultatet e autopsisë së serbëve të vrarë, të cilat ai pretendon se po mbahen fshehur, pasi sipas tij dëshmohet se “Mijailoviq është vrarë derisa ishte shtrirë i plagosur”.

Petar Petkoviq ka treguar një fotografi të serbit të vrarë, sulmuesit të Policisë së Kosovës (FOTO) 2
Foto: Printscreen

“Dëshmitë tregojnë qartë se ai është vrarë derisa ishte shtrirë në shpinë”, përsëriti disa herë Petar Petkoviq

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy