​Krasniqi: S’jemi njoftuar për ndonjë iniciativë për largimin e kryetarëve përmes peticionit

by Nexhat

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se deri tani nuk kanë pranuar ndonjë informacion se qytetarët në veri i janë drejtuar kuvendeve komunale për t’i njoftuar rreth iniciativës për largimin e kryetarëve përmes peticionit.

Megjithatë, ai ka thënë se kanë arritur që brenda një muaji të draftojnë udhëzimin administrativ i cili parasheh në detaje procedurën e largimit të kryetarëve përmes peticionit.

banner

“Deri në këtë moment ne nuk kemi pranuar asnjë informacion nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, që një grup i qytetarëve është drejtuar tek ai për të njoftuar atë dhe autoritetet tjera që ka filluar një iniciativë për largimin e kryetareve të komunave përmes peticionit. E rëndësishme në këtë proces është se si Qeveri kemi treguar vullnetin e mirë dhe brenda një muajit kemi draftuar një udhëzim administrativ me standarde shumë të larta, i cili parasheh këtë procedurë në detaje”, përfundoi Krasniqi.

Krasniqi ka folur pas takimit që kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e linjës, kanë zhvilluar me kryetarët e komunave të Kosovës.

Por në këtë takim nuk ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili prej marrjes ë detyrës në krye të komunës po qëndron brenda objektit komunal.

“Ne kemi koordinim të rregullt me kryetarin e Komunës së Leposaviqit dhe këshilltari që është përgjegjës në ministrinë tek unë për komunat veriore, Aliu, është vazhdimit në kontakt edhe me kryetarin e Leposaviqit dhe të tjerët. Sigurisht se do të marrë pjesë në mbledhjet e ardhshme dhe nuk ka nevojë që të kyçet online, mirëpo sot nuk ishte prezent, porse ishin prezent tre kryetarët e tjerë të komunave të veriut të Kosovës, të cilët tashmë janë edhe anëtarë të plotë të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Unë nuk kam komunikuar sot me kryetarin e Leposaviqit dhe nuk e di arsyen e mospjesëmarrjes në këtë takim”, tha Krasniqi, raporton kp.

Pas takimit të qeveritarëve me kryetarët e komunave, Krasniqi ka thënë se kanë diskutuar tema të ndryshme, përfshirë kërkesat dhe sfidat me të cilat ata përballen.

“Këto takime pune tashmë të rregullta me kryetaret e komunave me qëllim të koordinimit të punëve mes nivelit qendror dhe lokal. Patëm disa tema të diskutimit të cilat i kemi ngrit edhe ne si nivel qendror, mirëpo edhe kërkesat, shqetësimet e ngritura nga kryetaret e komunave, edhe përmes kryetarit të Asociacionit të Komunave, mirëpo edhe individualisht. Patëm mundësi që me ministrat prezent, Çekun, Hajdarin, Aliun dhe Muratin të diskutojmë për kërkesat specifike që patën kryetaret e komunave, të marrin përgjigjen meritore në pyetjet e tyre dhe të koordinohemi me punë që na presin deri tash e në fund të vitit”, tha Krasniqi.

Në këtë takim Kurti premtoi kryetarëve se në vitin e ardhshëm granti i përgjithshëm për komunat do të jetë rreth 250 milionë euro, i cili sipas tij është vlerë rekorde si asnjëherë më parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy