Ministrja e Jashtme e Gjermanisë thirrje Serbisë nga Kievi: Tërhiqni trupat nga kufiri me Kosovën

by Nexhat

Ministrja e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Baerbock, sërish bëri thirrje nga Kievi, që Serbia të reduktojë trupat në kufi me Kosovën. 

Baerbock tha nga Kievi i Ukrainës, se nuk duhet të ketë “tensione të tjera midis Serbisë dhe Kosovës.” Zvogëlimi i numrit të ushtarëve serbë në kufi është “apeli urgjent këtu sot nga takimi ynë i përbashkët në Kiev”, tha ministrja një ditë pas vajtjes në Prishtinë të të ngarkuarit të saj për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

banner

Por Gjermania ende nuk e ka vendosur nëse do ketë rritje të kontingjentit gjerman të KFOR-it. Një zëdhënës i ministrisë gjermane të Mbrojtjes i tha të hënën DW:  “Jemi duke e monitoruar nga afër situatën dhe jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë kosovare dhe aleatët tanë të NATO-s për hapat e mëtejshëm të mundshëm. Është e rëndësishme t’i peshojmë të gjitha argumentet.”

Më parë, për shkak të situatës së tensionuar në Kosovë, përfaqësues të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së janë shprehur për forcimin e  forcës paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe po sugjerojnë dërgimin e forcave shtesë të Bundeswehr-it. “Gjermania, duke u konsultuar me aleatët e saj, duhet të shqyrtojë së shpejti nëse mandati i KFOR-it po përmbushet plotësisht dhe të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë”, tha politikani i Partisë së Gjelbër, Anton Hofreiter, kryetar i Komitetit për BE në Bundestag, për revistën “Spiegel”. Kolegu i grupit parlamentar të Hofreiterit, Philip Krämer , tha se Gjermania duhet të shqyrtojë gjithashtu shkallën në të cilën forcat shtesë të Bundeswehr-it mund të vihen në dispozicion brenda kornizës së mandatit aktual.

Edhe raportuesi socialdemokrat për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetoviç, nga radhët e SPD-së, bëri thirrje që mandatit të KFOR-it, t’i jepen më shumë forca të armatosura.  Në një deklaratë për media, Ahmetovic ishte shprehur për masa shtesë të Komisionit të BE-së për të parandaluar shkallëzimin e situatës. Ai tha se mobilizimi i forcave ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën, është një sulm ndaj Evropës liberale.

NATO përforcon trupat në Kosovë

NATO njoftoi së fundmi do t’i rrisë trupat e KFOR-it, pas shtimit të tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas një zëdhënësi të aleancës së mbrojtjes, në Kosovë do të shtohen rreth 600 forca britanike. Ndërkohë 200 syresh kanë mbërritur në Kosovë, bën të ditur DW.

Bundeswehr-i gjerman ka aktualisht 85 ushtarë të stacionuar në Kosovë. Mandati, i cili u zgjat për herë të fundit nga Bundestagu në maj, parashikon deri në 400 ushtarë, në rast nevoje. Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes, Marie Agnes Strack Zimmermann, nga Partia Liberale, FDP, tha se  mund të dërgojmë edhe më shumë nëse është nevoja, por jemi duke e monitoruar situatën.

Grupi parlamentar i Unionit Kristiasocial akuzoi qeverinë e koaliciont të qendrës së majtë si bashkëpunëtore në përshkallëzimin e tensiioneve midis Beogradit dhe Prishtinës. “Qeveria aktuale ka hequr dorë në mënyrë të panevojshme nga roli udhëheqës i gjatë dhe i suksesshëm i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor,” i tha revistës zëdhënësi i politikës së mbrojtjes Florian Hahn (CSU).

Serbia nga ana  e saj siguroi të hënën se numri i ushtarëve në kufi ishte kthyer në një nivel “normal”. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Milanin Belgrad, tha se numri është reduktuar nga 8350 në 4500./DW

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy