Karta e Vuçiq pas sulmit terrorist, kërcënon me skena refugjatësh nga Veriu

by Nexhat

Pas një interviste në rrjetin televiziv amerikan CNN ku është munduar ta prezantojë një Serbi konstruktive dhe miqësore ndaj Perëndimit, Vuçiq ka shfaqur një fytyrë tjetër në një televizion propagandistik në Serbi. Aty ka thënë se ka qenë në dijeni se serbët po përgatiten për sulm por që sipas tij s’ka ditur gjë për hollësitë. Por, tash që sulmi terrorist iu përshkrua pothuajse Serbisë, Vuçiq ka përdorur një kartë tjetër. Ka thënë se serbët e Veriut mund të largohen me traktorë nga Veriu i Kosovës nëse vazhdon qasja e deritashme Kosovës atje.

Serbët në veri të Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë qenë nën kontroll e trysni të Beogradit zyrtar dhe politikave destruktive të Aleksander Vuçiqit. Përmes kokës së bandave të veriut, Milan Radojicic, të cilit i ishte veshur edhe petku i politikanit, Vuçiq kishte futur serbët e veriut nën thundër duke i instrumentalizuar në secilin aspekt.

banner

Ata pak zëra që provonin të ishin të pavarur iu çoheshin mesazhe të çfarëdo natyre, pa përjashtuar as plumbin si në rastin e Oliver Ivanoviq.

Propaganda zyrtare serbe në vazhdimësi ka pretenduar për kushte të rënda me të cilat po përballen serbët të cilët jetojnë në Veri duke e drejtuar për një gjë të tillë gishtin drejt Prishtinës.

Çfarëdo përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj edhe në atë pjesë, Beogradi e interpretonte si presion ndaj serbëve lokalë, në ndërkohë që Kosova luftonte kontrabandën në atë pjesë dhe pazaret e pista që bëheshin përmes rrugëve ilegale.

Përveç kontrabandës, Beogradi zyrtar në bashkëpunim me bandat në Veri të drejtuara nga Milan Radojicic e ka shndërruar veriun e Kosovës në hambarë të armatimit e municionit.

Sulmi terrorist i 24 shtatorit e ka nxjerrë në pah gjithë destruktivitetin e Serbisë, e që sipas Qeverisë së Kosovës ajo që ka ndodhur në Banjskë ka qenë përpjekje për aneksim të veriut.

Kryeterroristi Milan Radojcic bashkë me shumë të tjerë ishin organizuar në një formacion paramilitar dhe në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit nga Manastiri i Banjskës në Zveçan kishin sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristët kanë vrarë policin, Afrim Bunjaku.

 Pas kësaj tragjedie, në Veri kishin zbarkuar njësitet speciale të Policisë së Kosovës, të cilat kanë vrarë tre terroristë dhe pas disa orësh kanë marrë nën kontroll edhe Manastirin e Banjskës. Shumica e pjesëtarëve të këtij grupi terroristë, sipas pamjeve që më pas janë publikuar, kishina rritur të iknin. Përfshirë edhe drejtuesin e tyre Milan Radojicic.

Pak ditë pas përfundimit të aksionit në Banjskë dhe pasi nënkryetari i Listës Serbe ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë ka zhvilluar një aksion bastisje në Veri, ku ka konfiskuar një mori veturash luksoze të Milan Radojiçiq dhe gjithashtu edhe vilën e tij milionëshe të ndërtuar me pamje kah Liqeni i Ujmanit.

Vila luksoze që Radojiçiq kishte ndërtuar në veri ka nxitur edhe reagime të shumta në rrjete sociale, duke shpërfaqur atë që Beogradi ka bërë me vite me serbët lokalë. Instrumentalizimin e tyre dhe përdorjen e tyre për qëllime politike dhe pasurimin dhe fuqizimin e banditëve si Radojiçiq në kurriz të tyre.

Megjithatë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, vazhdon ta ushtrojë edhe profesionin që ka pasur gjatë kohës sa i ka shërbyer Sllobodan Millosheviqit.

Ish-ministri i propagandës së regjimit të Millosheviqit, pavarësisht gjithë asaj që ka ndodhur në veri me sulmin terrorist dhe me armë të konfiskuara që kapin vlera mbi 5 milionë, vazhdon të flasë për serbët lokalë dhe për “kushtet e tyre të këqija” në stilin e Vladimir Putinit.

Kreu i shtetit serb e ka shfrytëzuar ekranin e “Happy Tv” dhe emisionin e mikut të tij Millomir Mariqit për të përsëritur propagandën e tij rreth serbëve lokalë duke thënë se “kryeministri i Kosovës do të vazhdojë t’i persekutojë dhe keqtrajtojë ata”.

Siç propagandon Vuçiq “Nuk është larg situata kur serbët nga Kosova do të ngarkohen në kamionë dhe traktorë”.

Akuza të tilla për “spastrim etnik” ka bërë Vuçiq në vazhdimësi, të cilat janë kundërshtuar fuqishëm nga politikanë të huaj, kryesisht gjermanë.

Deputeti gjerman, Thomas Hacker, ka thënë se akuza e Vuçiqit për “spastrim etnik” është thellësisht e rreme dhe ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic se gënjeshtrën e ka element qendror të veprimeve.

“Fatkeqësisht, gënjeshtra është një element qendror i veprimeve të presidentit Vuçiç. Akuza për spastrim etnik në Kosovë është thellbësisht e rreme. Lista Srpska duhet të dënojë ngjarjet e fundit + të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv”, ka shkruar Hacker.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy