Turshitë përmirësojnë shëndetin mendor

by Merita

Ushqimet e fermentuara njihen për përfitimet e tyre shëndetësore, por tani studiuesit kanë zbuluar se ato falin edhe benefite për shëndetin mendor.

Si e ndihmojnë ushqimet e fermentuara shëndetin mendor?

banner

Shkencëtarët nga Kolegji Universitar Cork në Irlandë, prezantuan tek pjesëmarrësit një dietë njëmujore, e cila është projektuar posaçërisht për të fuqizuar bakteret e zorrëve të një personi.

Kjo dietë përfshinte dy ose tre racione në ditë me ushqime të fermentuara, të tilla si lakra turshi etj.

Pjesëmarrësit konsumuan gjithashtu fruta dhe perime të larta në probiotikë, si qepët, preshi, lakra, molla, banania, bishtajoret dhe drithërat.

Ekspertët besojnë se përdorimi i ushqimeve të mira për sistemin tretës ndikon pozitivisht në komunikimin zorrë-tru dhe kjo mund të mundësojë reduktimin dhe çrregullimet e lidhura me stresin.

Po ashtu, kjo bën që truri dhe zorrët të jenë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin, duke lejuar kryerjen e funksioneve thelbësore të trupit.

Të dhënat e studimit treguan edhe se njerëzit që konsumuan ushqimet e fermentuara bënin një gjumë të qetë.

Herën tjetër që do të ndiheni të stresuar, mendoni më me kujdes për atë që planifikoni të konsumoni për drekë ose darkë.

Përfshirja e më shumë fibrave dhe ushqimeve të fermentuara për disa javë mund t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të stresuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy