68
Nuk është mbajtur mbledhja e Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore, në mungesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
Kjo është bërë e ditur nga deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.
“Isha në Komision Hetimor në Kuvend për Rezervat Shtetërore (SKANDALI i vajit, miellit etj). Deputetët e VV nuk erdhën. Komisioni nuk u konstituua. Mundësinë e radhës e kanë në orën 15:00, sepse ne nuk heqim dorë!”, ka thënë ajo.