“Tokë e askujt”, FT korrigjon intervistën me Ramën: E ka pasur fjalën për Veriun

by Nexhat

Gazeta prestigjioze amerikane “Financial Times”, përkatësisht gazetari Marton Dunai, ka dalë me një sqarim në profilin e tij në platformën “X” duke treguar se e kanë korrigjuar intervistën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, në pjesën kur ka folur për Kosovën dhe tensionet në veri,

Gazeta amerikane FT tashmë ka vënë sqarimin tek teksti kur Rama flet për “tokën e askujt”, duke sqaruar se e ka pasur fjalën për pjesën veriore të Republikës së Kosovës dhe jo për Kosovën.

banner

“Ne e kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, ka shkruar gazetari i FT, .

Rama për FT ka deklaruar se veriu i Kosovës është shndërruar në tokën e askujt ku të gjitha krimet kombinohen me nacionalizimin në rritje.

“Kosova është një pikë e nxehtë”, tha Rama. Me kalimin e viteve “[Veriu i Kosovës] është bërë një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, u shprej ai për Financial Times.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy