Mbahet mbledhja e 8-të e Komisionit Bilateral ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut

by Nexhat

Bashkëpunimi i frytshëm mes Kosovës dhe Luksemburgut vijoi me mbledhjen e 8-të të mbajtur online të Komisionit Bilateral mes dy vendeve.

Nga zyra e kryeministri njoftojnë se Kosova përfaqësohej nga Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, shoqëruar dhe nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa pala e Luksemburgut nga Franz Fayot, Ministër për Bashkëpunim për Zhvillim dhe Çështje Humanitare dhe Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Fayot fillimisht shprehu ngushëllime për policin e rënë në krye të detyrës në sulmin terrorist të 24 shtatorit, Heroin e Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe përgëzoi punën e policisë dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ndërsa Bislimi e falënderoi ministrin për mesazhin e tij. Ndërkohë në kuadër të mbledhjes, ai tha se Plani Kombëtar për Zhvillim duhet të na shërbejë si udhërrëfyes për harmonizimin e projekteve. Po ashtu, këto projekte dhe të tjera të financuara nga donatorët në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës duhen fuqizuar në koordinim e sinergji më të mirë.

Tutje në njoftim thuhet se pas një bashkëpunimi të mirë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut, së bashku edhe me Ambasadën e saj në Prishtinë, është arritur dhe hartimi i 4 projekt-propozimeve që do të financohen nga marrëveshja e vitit 2022-2025.

“Kjo Marrëveshje është vazhdimësi e aktiviteteve të bashkëpunimit zhvillimor të zbatuara deri më sot, por shënohet edhe nga një diversifikim i bashkëpunimit me Kosovën, duke integruar më tej një lidhje me sektorin privat në Kosovë dhe atë në Luksemburg. Programet e reja synojnë veçanërisht të mbështesin fushat e shëndetësisë; trajnimin profesional; rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme; si dhe shoqërinë civile”.

“Projektet ofrojnë mbështetje për qeverisjen, zbatimin e politikave, programeve dhe iniciativave për zhvillimin e punësimit, sektorit privat dhe sektorit të inovacionit dhe kërkimit”.

Ndërkaq, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi për punën dhe prioritetet e ministrisë, duke theksuar objektivat në zhvillimin e Energjisë së Ripërtëritshme.

Në këtë takim po ashtu u bë dhe prezantimi i të arriturave të projekteve të kaluara dhe prezantimi i të priturave nga projektet 2022-2023.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy