Me fitoren bindëse ndaj PSG-së, Newcastle United bëhet lider i Grupit F

by Nexhat

Newcastle United ka triumfuar 4-1 në shtëpi ndaj Paris Sasint-Germain në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas 17 minutash lojë, Magpies kaluan në epërsi me golin e Miguel Almiron, shkaku që Marquinhos bëri një gabim në pasim, duke e kaluar topin te Alexander Isak, që ishte edhe asistuesi.

Ndeshja u rrit edhe më shumë në tempo, ndërsa Warren Zaire-Emery (23’) lëshoi një goditje të fuqishme, por jashtë kuadratit.

Një mundësi të mirë pas vetëm dy minutash lëshoi edhe Fabian Schar, kur gjuajtja e tij shkoi ngjitur shtyllës së djathtë.

Ndeshja u bë edhe më e zjarrtë, kur Bruno Guimaraes asistoi te Dan Burn në minutën e 39-të, por që gjyqtarit dhe VAR-it iu dashën disa minuta që të rishikonin momentin se a ishte në pozicion jashtë lojë asistimi i mesfushorit apo jo.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, të cilët shënuan për 3-1 me anë të Sean Longstaff që u asitua nga Kieran Trippier në minutën e 50-të.

Por, gjashtë minuta më vonë PSG e ngushtoi epërsinë në 3-1 me golin e Lucas Hernandes që u asitua prej Zaire-Emery.

Newcaslte nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të katërtin, tani përmes Schar për 4-1 në minutën e 90+1-të, për të vulosur këtë fitore spektakolare.

Skuadra angleze është lidere e Grupit F me katër pikë, PSG me tri, Milani me dy dhe Dortmundi me një.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy