Senatori amerikan: O’Brien i përgatitur në rast se shpërthen konflikt në Kosovë

by Nexhat

Senatori amerikan, Ben Cardin, i cili është kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, ka dhënë komentet e tij në mbështetje të konfirmimit të James O’Brien si Ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë.

Sipas tij, në këtë pozitë nevojitet dikush që udhëheq përpjekjet diplomatike në emër të popullit amerikan për t’u përballur me agresionin e Rusisë, pasi sipas tij, nëse Ukraina humbë, Moldavia dhe Gjeorgjia e kanë radhën pas saj.

“Ambasadori O’Brien pati një seancë mbresëlënëse në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ai paraqiti një vizion bindës se si do të drejtonte Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Ai theksoi rëndësinë e udhëheqjes së Amerikës për integrimin e Ukrainës, si dhe të Kaukazit Jugor dhe Ballkanit Perëndimor në strukturat ekonomike dhe politike transatlantike”, ka thënë ai, bën të ditur nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë.

Ndër arsyet pse O’Brien duhet të jetë në krye të kësaj pozite, Cardini ka përmendur edhe një konflikt të mundshëm që mund të shpërthejë në Kosovë.

“Pasi ka shërbyer si Zëvendësdrejtor Kryesor i Planifikimit të Politikave dhe i Dërguari Presidencial për Ballkanin, ai do të jetë i gatshëm në rast se shpërthen një konflikt sërish në Kosovë. Ai nuk do të ketë frikë të thërrasë aktorët e këqij në Bosnje dhe të punojë me ata që mbrojnë paqen, transparencën dhe prosperitetin”, është shprehur ai.

Cardini më tej ka thënë se O’Brien a qenë pjesë e një nisme për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat përgjegjës për krime lufte dhe ka marrë çmime të shumta nga Departamenti i Shtetit.

“Është një profesionist i sprovuar, i cili është gati për të marrë përsipër këtë sfidë të profilit të lartë. Kjo dërgon një sinjal se Shtetet e Bashkuara kujdesen për atë që ndodh në Evropë. Dhe pikërisht tani, ne duhet të tregojmë vendosmërinë tonë”, ka theksuar ai.

Senati amerikan i ka dhënë mbështetje emërimit të James O’Brien si ndihmëssekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.

67 senatorë ishin pro emërimit të tij në këtë pozitë, dhe 31 kundër

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy