Emisari i BE’së Miroslav Lajçak gjatë një diskutimi në një panel të Forumit 2BS në Budva të Malit të Zi ka folur edhe për dialogun Kosovë -Serbi. I pyetur se kur pritet të vazhdojë, Lajçak nuk ka përmendur ndonjë afat por ka thënë se ky proces do të vazhdojë.
“Do ta shihni, do ta shihni, mos u brengosni” ka thënë Lajçak duke qeshur me pyetjen e moderatores.
Duke e komentuar faktin që Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk u takuan në Spanjë, Lajçak ka thënë se ata që dialogojnë janë Kurti e Vuçiq
“Nuk ka dramë rreth kësaj. Partnerë për dialog janë Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuciq. Ata janë njerëzit…natyrisht është gjithmonë mirë kur ka takim por duke i pasur parasysh rrethanat nuk do ta mbivlerësoja faktin se kësaj here s’pati takim. Gjithmonë është mirë që të kesh takim të mirë…” ka thënë Lajçak.