Në një komunikatë të ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe thuhet se Londra zyrtare është duke punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtar për të nxitur Kosovën dhe Serbinë për një de-eskalim të situatës dhe kthim në dialog,
Për një gjë të tillë potencojnë se kryeministri Rishi Sunak është takuar të enjten në Granada të Spanjës me presidenten Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksander Vucic, dhe gjithashtu edhe ministri për Evropë, Leo Docherty ka qëndruar në Tiranë, aty ku kanë qenë edhe kryediplomatja Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiq, e ku është diskutuar për forcimin e lidhjeve rajonale.
“Kjo bazohet në punën e të dërguarit të posaçëm të Kryeministrit për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach, i cili angazhohet rregullisht me palët e interesuara serbe dhe kosovare për të promovuar stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.