Luis Enriques vështirë të pajtohet me humbjen turpëruese nga Newcastle: Rezultati nuk ishte real, ne ishim më të mirë

by Nexhat

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka këmbëngulur se ekipi i tij ishte më i mirë se Newcastle United, përkundër fitores së anglezëve me rezultat të thellë 4-1.

Golat e Miguel Almiron, Dan Burn, Sean Longstaff dhe Fabian Schar e fundosën PSG-në në një natë të mjerueshme në Tyneside të mërkurën. Ishte humbja e tyre më e rëndë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve që nga shtatori 2004 me humbjen që ndezi diskutime të ashpra të brendshme mes lojtarëve të PSG.

Megjithatë, një person që mendon se skuadra e tij nuk e meritonte të mposhtej, është trajneri i i tyre, i cili tha se rezultati i takimit nuk ishte real.

Në një intervistë për Le Parisien, Luis Enrique tha: “Ne nuk e merituam atë rezultat. Ne i kemi parë gabimet dhe situatat që mund të përmirësojmë. Rezultati i të mërkurës nuk pasqyron aspak skenarin e ndeshjes. Natyrisht, bëmë gabime që na kushtuan gola, por rezultati ishte shumë i ashpër. Po, Newcastle e meritonte të fitonte, por, ka hapësirë ​​për përmirësim, rezultati nuk korrespondon me atë që pamë në fushë “.

Atmosfera në kampin e PSG-së nuk është e mirë pas humbjes ndaj një kundërshtari që ka luajtur ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve në dy dekadat e fundit.

PSG renditen në pozitën e dytë në grup me Newcastle si lider i grupit F. Ata po kalojnë në një formë të luhatshme edhe në elitën e futbollit francez gjithashtu. Të besuarit e Luis Enriques për momentin e gjejnë veten në pozitën e pestë në Ligue 1 pasi kanë fituar vetëm tri nga shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tash.

Paris Saint-Germain ndeshjen e radhës në ligë e luan në udhëtim ndaj Rennes, aty ku do synohet me çdo kusht fitorja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy