I mituri, B.M., nga Peja është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Përgaditja e veprave penale terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
Atij tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, mirëpo burimet e e aferta me kete ngjarje thonë se ai dyshohet se kishte planifikuar t’i vrasë disa nxënës të gjimnazit të Pejës.
Caktimin e masës së paraburgimit e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Inicialet e të dyshuarit janë B.M. Atij i është caktuar paraburgimi prej 30 ditëve pasi dyshohet për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.”, ka Gashi.
Ndërsa në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ai u arrestua pasi paraqet kërcënim.
“PREGADITJA E VEPRAVE PENALE TERRORISTE OSE VEPRAVE PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS – Pejë/07.10.2023-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti paraqet kërcënim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në raport.
Gazeta Express ka dërguar pyetje edhe në adresë të Prokurorisë Speciale dhe është në pritje të përgjigjes së tyre