Blerim Latifi: Prapa Hamasit është një dorë e fortë, arriti t’i befasojë shërbimet izraelite

by Nexhat

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë në Pressing T7 se Hamasi është vetëm një ekzekutues i sulmit terrorist, duke aluduar se një dorë e fortë ekziston mbrapa kësaj.

Ai tha se mund të jetë Irani projektori i sulmit, që sipas tij po i konvenon ndalja e procesit të normalizimit të raporteve në mes Izraelit dhe disa shteteve arabe.

banner

Sipas Laitfi befasimi i shërbimeve izraelite tregon për një inteligjencë dhe përgatitje të një shteti të fortë.

”Analistët që merren me këtë lëmi thonë se është sulmi më i madh në 50 viteve të fundit ndaj izraelit. Kjo tregon fuqia e madhe goditëse, inteligjenca e madhe e përdorur tregon se mbrapa këtij sulmi është një dorë e fortë. Hamasi është ekzekutues. Ka arritur me e shërby shërbimin inteligjent të Izraelit”, ka thënë Latifi.

Sipas Latifit, problemi në këtë konflikt është qëndrimi i disa vendeve në Lindjen e Mesme të cilët e kërkojnë zhdukjen e Izraelit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy