Tifozët çekë njihen me masat e sigurisë, Federata i fton ta bëjnë edhe “turistin” në Shqipëri: Provoni byrekun!

by Nexhat

Shqipëria luan të enjten një nga ndeshjet më të rëndësishme në mos më e rëndësishmja e këtyre kualifikueseve të Euro 2024.

Kuqezinjtë presin në Air Albania, Republikën e Çekisë teksa një fitore, por edhe një barazim do ta afronte ndjeshëm skuadrën e trajnerit Sylvinho me të dytën pjesëmarrje historike në finalet e një Europiani.

banner

Tifozët pritet të jenë të shumtë në Air Albania, ndërsa në impiantin e kryeqytetit do të ketë edhe tifozë çek, njofton SuperSport.

Këta të fundit janë njohur nga Federata Çeke edhe me masat që duhet të marrin për të mos pasur probleme në portat hyrëse të Air Albanias

Si fillim, tifozët çek duhet të kenë një pasaportë funksionale si dhe të paguajnë për siguracionin e shëndetit.

Ndër të tjera, çekët paralajmërohen për trafikun e rënduar të Tiranës ndërsa njoftohen edhe për masat e sigurisë në Air Albania.

Çekët njoftohen të mos marrin çelësa me vete, çakmak, monedha si dhe flamuj me përmbajtje politike, apo flamuj që janë më shumë se një metër të gjatë.

Ndërkohë, Federata nuk ngurron edhe t’i sugjerojë tifozëve të tyre që të vizitojnë vendet turistike në Tiranë dhe jo vetëm si dhe të provojnë edhe disa nga gatimet tradicionale shqiptare si tava e kosit apo edhe byreku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy