Halimi: E rrezikshme narrativa e Kuritt për “zhdukjen e opozitës”

by Nexhat

Sibel Halimi, zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se narrativa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për “zhdukjen e opozitës” është e rrezikshme për demokracinë.

Ajo tha se populizmit do t’i vije fundi, duke thënë se “qytetarët do të çlirohen nga mashtrimi dhe propaganda”.

banner

”Postulati mbi të cilin ndërtohet narrativa për ‘shuarjen e opozitës’ është e partisë në pushtet, specifikisht e Albin Kurtit. Fatkeqësisht, kësaj mendësie po i kontribojnë edhe disa akterë të tjerë në Kosovë.  Qasje shumë e rrezikshme për demokracinë”.

”LDK po e bën diferencën, pikërisht duke kontribuar në një rrugë të re të qasjes së politikës karshi përditshmërisë së jetës së qytetarëve tanë.  E popullizmit do t’i vije fundi, shuarja e të cilit do t’i çlirojë qytetarët nga mashtrimi e propaganda”, ka shkruar Halimi në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy