Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar homologun e saj nga Letonia, Krišjānis Kariņš, shteti i të cilin mban aktualisht Presidencën e Këshillit të Europës.
Ajo tha se me të diskutoi për aplikimin e Kosovës në KiE dhe për sigurinë në rajon, derisa tha se ka kërkuar sanksionimin e Serbisë.
“Mirënjohës për bisedën e hollësishme me ministrin e Jashtëm të Letonisë Krišjānis Kariņš. Diskutuam për aplikimin e Kosovës në Këshill të Europës dhe çështjet thelbësore të sigurisë në rajon. U kërkua për veprime kolektive, përfshirë sanksionet e BE-së, në përgjigje të agresionit të Serbisë kundër Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.
https://twitter.com/krisjaniskarins/status/1712046187937759488?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1712046187937759488%7Ctwgr%5E861a7c5aaa09a639099a8b7f93d1a00c02a46bf9%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgervalla-merr-mbeshtetje-nga-shteti-qe-udheheq-presidencen-e-kie-per-aplikimin-e-kosoves%2F
Për këtë takim ka njoftuar edhe ministri i Letonisë.
“Takim kuptimplotë me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla. Temat kryesore të diskutimit – situata e sigurisë rajonale dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës. Letonia mbështet aplikimin e Kosovës