Katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Carlo Ancelotti, e veshi një kapelë dhe një fustan të leshtë ndërsa u pajis me doktoraturën e nderit në Universitetin e Parmës.
Ai e mori një Diplomë Master Nderi në Shkenca dhe Teknika të Aktiviteteve Fizike Parandaluese dhe të Përshtatura, në 44 vjetorin e tij në lojën e bukur,
Në ceremoninë e mbajtur sot, ai e mbajti një fjalim të titulluar: “Futbolli, mënyra e jetës”.
Ancelotti, 64 vjeç, e mori titullin së bashku me ish-trajnerin e Milanit, Arrigo Sacchi dhe me Ariedo Braidan
Ai e mori një ovacion të fortë teksa i falënderoi familjen dhe miqtë e tij.
Tash, yjet e Real Madridit do të duhet ta thirrin atë “Doctor Ancelotti” e jo “boss”.
“Sporti ka qenë një shkollë e madhe e jetës sime. Disa mund të thonë se unë kam bërë pak teste, pak praktikë. Në realitet, unë kam bërë shumë dhe çdo tri ditë unë bëj teste (ndeshje). Mund t’ju them lojtarëve të mi se ‘tash mund të më thërrisni doktor’. Fuqia e futbollit nuk është në forcën individuale, por në grup”, deklaroi ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit dhe Evertonit.
“Kjo nuk është punë, është më shumë pasion, i cili ma mundësoi mua që t’i dedikohem futbollit për 44 vjet dhe të cilin nuk mund ta blesh në market. Paparashikueshmëria e këtij sporti ma jep një pasion të fortë. Nuk përfaqëson kurrë sakrificë apo punë. Edhe sot jam si të isha 15 vjeç. Nëse nuk ke pasion, nuk mund ta shfaqësh 100 për qindëshin nga vetja”, përfundoi “DonCarlo”.