47
Inspektorati në Gjilan ka gjobitur disa kioska që gjenden në afërsi të shkollave, pasi u kishin shitur duhan të miturve.
Drejtoresha e Inspektoratit, Entela Hyseni, ka thënë se kohëve të fundit ka një shqetësim të madh lidhur me konsumimin e duhanit nga personat e mitur pranë hapësirave të shkollave, ku edhe është vërtetuar pas inspektimeve.
“Inspektimet do të jenë në vazhdimësi dhe do të merren masa ndëshkuese ndaj të gjithë atyre të cilët shkelin ligjin”, ka thënë Hyseni.