”Nuk e di që ministrja Hajdari i ka kërkuar falje familjes së të miturës”, ka thënë Florim Shefqeti, avokati i familjes të vajzës e cila ishte përplasur në veturën e ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Më 10 prill 2022, rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, një fëmijë ishte përplasur me veturën e Hajdarit – ky aksident kishte marrë vëmendjen e opinionit.
Pas kësaj është hapur rast gjyqësor ndaj Hajdarit. Më 9 tetor të këtij viti ishte mbajtur një seancë e mbyllur.
Por avokati Flroim Shefqeti në Frontal të T7, të mërkurën ka treguar se nuk ka informata që ministrja Hajdari ka kërkuar falje të familjarët për atë që ka ndodhur.
”Nuk e kemi dëgjuar. Mua nuk më kanë treguar, nuk besoj që i kanë ftuar, as kontaktu për shkak se besoj për shkak raportit bisedimit, i kam klient do të më tregonin”, ka thënë ai.
Më tutje, ai ka treguar se e mitura vazhdimisht ka marrë trajtim mjekësor për shkak të aksidentit.
kërkesa ndaj Hajdari për inicim të procedurës së kundërvajtjes është bërë nga stacioni policor, Policia e Kosovës – Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, për aksidentin e ndodhur më 10 prill 2022.
Me të njëjtën kërkesë, Hajdari ngarkohet me “Mospërshtatje të shpejtësisë” dhe “Aksident komunikacioni me lëndime trupore”.