Demaku: Kosova s’e ka shfrytëzuar rastin e Banjskës

by Nexhat

Kryeredaktorja e portalit “Periskopi”, Dafina Demaku, ka deklaruar se institucionet e Kosovës nuk e shfrytëzuan në aspektin diplomatik sulmin e Serbisë në Banjskë, e sipas saj, për këtë duhet të përgjigjet Qeveria.

Ajo ka deklaruar në “Konfront” se Kosova s’ka ndërmarrë “ofensivë diplomatike” te vendet perëndimore pas sulmit, derisa aksionin policor e ka quajtur të shkëlqyeshëm.

“Nuk e di cili është hapi që është ndërmarrë që këtë fitore qe e përjetuam në terren, që ishte aksion i shkëlqyeshëm, çka shfrytëzuam nga ajo fitore. Pyetja që bëhet se nëse të dyja palët, Kosova e Serbia, shkojnë të sanksionuara në dialog dhe përmbushet kërkesa e Kosovës, çka, vetëm për të shkuar në dialog për të diskutuar Marrëveshjen e Ohrit?”, ka deklaruar tutje ajo.

Sipas Demakut, Qeveria s’ka dhënë sqarime për ecurinë e këtij procesi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy