Hoti për bojkotin e pushtetit: Cenim i rendit kushtetues

by Nexhat

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, në seancën e sotme, ka thënë se është cenuar demokracia parlamentare në Kosovë.

Ai përmendi tri instrumente që opozita i ka në dorë dhe sipas tij që të trija po cenohet drejtëpërdrejtë nga vendimet e shumicës.

“Situata e sotme ka kulmuar me një pozicion që besoj që cenohet demokracia parlamentare në Kosovë. Janë tri instrumente që i ka opozita në dorë: seanca e jashtëzakonshme, komisionet parlamentare dhe pyetjet parlamentare të deputetëve. Të tria këto, në dy javët e fundit janë cenuar drejtëpërdrejtë me vendime të shumicës. Pak ju mbaj përgjegjës juve [Konjufcën] dhe kryesinë e Kuvendit, ju duhet të uleni të diskutoni këtë situatë, kjo është e patolerueshme. Nuk është veprim i thjeshtë parlamentar mosprezenca e mazhorancës sot këtu ose veprim i thjeshtë i kryeministrit mos e u përgjigj në pyetjet parlamentare, ose pamundësimi i konstituimit të komisionit hetimor. Ky është cenim i rendit kushtetues”, tha ai.

Ai tha se Konjufca duhet t’i japë rrugë kësaj çështje ose të shpërbëhet Kuvendi. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy