Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është shprehur e energjia e shpenzuar në veri nuk duhet të paguhet nga Qeveria.
Duk e komentuar mënyrën e pagesës se energjisë së shpenzuar në veri, Rizvanolli ka thënë se gjendja e tashme nuk mund të vazhdojë më. Ajo ka bërë të ditur se KEDS i ka dërguar kërkesë së fundit Eelektroserverit, që të procedohet me marrëveshjen.
Sipas saj, nëse nuk ka një përgjigje atëherë do të shihet si do të veprohen, edhe pse nuk pati një përgjigje të qartë për këtë çështje.
“Sa i përket mbulimit të konsumit të energjisë në veri, ne kemi bërë të qartë për të gjitha palët që një mënyrë e tillë e funksionimit nuk mund të vazhdojë. Ne i kemi kryer detyrat tona, me kërkesën e ndërmjetësuesve, ne kemi vazhduar të diskutojmë dhe e kemi bërë të qartë që versioni i fundit i kontratës është versioni i fundit i marrëveshjes që duhet nënshkruhet nga ta. Dje KEDS i ka dërguar kërkesën e fundit Elektroseverit. Presim që të ndodhë kjo shumë shpejt nëse jo do të shohim opsionet e tjera se si të adresohet”, ka theksuar ministrja Rizvanolli.