Ambasadori publikon fotografitë e armatimit që u kap sot: Kosova u angazhua në dialog, Serbia përgatiti aneksimin e Veriut

by Nexhat

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka thënë sot se derisa Kosova po angazhohej për dialogun e Brukselit, Serbia me agjentët e saj terroristë po përgatiteshin për aneksimin e veriut,

Ky reagim i Bajramit erdhi pasi policia sot gjeti një depo me armë gjatë një bastisje në veri.

banner

“Në kuadër të hetimeve të sulmit terrorist të 24.09.2023, Policia e Kosovës zbuloi një tjetër depo të armëve të rënda. Dëshmi shtesë se derisa Kosova angazhohej në dialogun e Brukselit, Serbia dhe agjentët e saj terroristë në terren po përgatiteshin për aneksimin e pjesës veriore të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Më 24 shtator një grup terroristësh serbë ka kryer një sulm mbi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Aty u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy