Hulumtimi i The Athletic i jep përgjigje pyetjes se kush është basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

by Nexhat

Mediumi i njohur The Athletic kreu një sondazh të madh në të cilin morën pjesë 108 basketbollistë të NBA dhe detyra e tyre ishte të zgjidhnin basketbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Kështu ata zgjodhën basketbollistin legjendar të Chicago Bulls, Michael Jordan, i cili fitoi gjashtë kampionate NBA dhe u votua gjashtë herë MVP i finaleve të NBA, si më i miri i të gjitha kohërave.

banner

60-vjeçari gjithashtu luajti për Uashingtonin në fund të karrierës së tij përpara se të përfundonte karrierën e tij më se të suksesshme si lojtar në vitin 2003.

Rreth 58.3 për qind e lojtarëve në një sondazh anonim votuan për të dhe e shpallën basketbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Vendi i dytë shkoi për LeBron James, i cili fitoi katër unaza të NBA së bashku me katër tituj të lojtarit më të mirë të finaleve të NBA me 33 për qind të votave, ndërsa Kobe Bryant zuri vendin e tretë me 6.8 për qind të votave të lojtarëve

Legjendar Kareem Abdul-Jabbar çuditërisht nuk mori asnjë votë ndërsa basketbollistët tjetër të vetëm që morën vota janë Tracy McGrady dhe Bill Russell. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy