26
1 muaj paraburgim i është caktuar pronarit të lokalit në Malishevë ku u helmuan mbi 200 persona që konsumuan ushqim aty.
Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj
Ai dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.
Pak më parë, nga QKMF’ja në Malishevë i thanë Gazetës Express që numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka shkuar në 205.