Trepça ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 91:67 (23:17, 19:21, 18:14, 31:15), në javën e katërt të elitës së basketbollit kosovar.
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe kishin epërsi 7-8-9 pikë, ndërsa e fituan çerekun e parë 23:17. Megjithatë, kuqezinjtë u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë, ku afruan rezultatin në 33:30, derisa pjesa e parë përfundoi 42:38.
Mysafirët nga Gjakova vazhduan me lojë të mirë dhe barazuan shifrat në 46:46, por nuk arritën të kalojnë për herë të parë në epërsi, megjithatë nga ky moment u këndellën ‘Xehetarët’ dhe deri në fund nuk lejuan “t’iu ikë fitorja nga duart”, duke qenë më të mirë deri në fund dhe duke triumfuar 91:67.
Te Trepça u dalluan Jordy Tshimanga me 19 pikë e katër kërcime, Dardan Kapiti me 13 pikë e gjashtë kërcime dhe Kevin Davis me 16 pikë, kurse te Jalen Ray shënoi 19 pikë, kurse Myredn Jones shënoi 15.
Trepça ka tri fitore e një humbje, kurse Vëllaznimi numëron katër humbje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.