Ardian Mema është trajneri i ri i Vëllaznimit.
Klubi gjakovar njoftoi zyrtarisht këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me trajnerin nga Tirana, shkruan Gazeta Express
Mema së fundmi ishte trajner i Kastriotit në Shqipëri. Ai më herët ka drejtuar edhe Tiranën
51-vjeçari ka punuar si asistent edhe te Skënderbeu e Flamurtari.
Njoftimi i plotë nga KF Vëllaznimi:
“Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se sot klubi ynë ka arritur marrëveshje me kryetrajnerin Ardian Mema.
Trajneri Mema vjen pas eksperiencave në Superioren Shqiptare me Skënderbeun, Flamurtarin, Kastriotin dhe Tiranën.
I urojmë fat dhe suksese në përmbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vëllaznimit.
“Mirë se erdhe në familjen kuq e zi!” Ardian Mema”.