Shasha: Tani kur emocionet janë ulur – Franca është aleat i madh i Kosovës

by Nexhat

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, ka thënë tani kur emocionet janë ulur duhet të kujtojmë vetës se Franca është vend mik dhe aleat i madh i Kosovës.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shtuar se Franca ka qenë vend i parë i BE-së që ka njohur pavarësinë e Kosovës,

banner

“Tani kur emocionet janë ulur duhet të kujtojmë vetës se Franca është vend mik dhe aleat i madh i Kosovës. Franca ka qenë vend i parë i BE-së që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Menjëherë pas SHBA-ve. Që nga dita e parë e shtetit tonë Franca ka qenë me neve në kohërat e mira dhe kohërat e këqija. Lidershipi i Francës çdo herë ka qenë thelbësor në lartësimin ndërkombëtar të vendit tonë”, ka shkruar Shaha.

“Patjetër se do të këtë momentet kur nuk do të dakordohemi plotësisht me Francën, por çdo herë do të ketë shumë më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë”, ka potencuar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy