25
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot për drekë ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yasar Guler.
Kurti, ka thënë se me ministrin turk ka diskutuar për të vazhduar marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes,
“I kënaqur që prita sot për drekë ministrin turk të Mbrojtjes Yaşar Güler. Ne diskutuam mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet tona të forta dypalëshe në fushën e mbrojtjes. Unë gjithashtu ritheksova angazhimin tonë për të ruajtur paqen dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë kundër dhunës terroriste”, shkroi Kurti në platformën X.