Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë sot pjesë në një ngjarje të titulluar “Global Engeeiner Girls”.
Pas përfundimit të organizimit, disa gazetar që kanë qenë të pranishëm aty e kanë pritur preisdenten jashtë sallës për t’i bërë disa pyetje për zhvillimet e fundit politike që ndërlidhen edhe me çështjen e vizave dhe deklarimet e presidentit Macron.
Osmani ka kërkuar mirëkuptimin e gazetarëve se s’mund të ndalet meqë ka takime, derisa siç raporton Kosova Press në një moment një prej personave të mbrojtjes së afërt ka penguar një prej gazetareve.
Presidentja ka reaguar duke i thënë truprojes së saj “të lutem mos i prek ..”, dhe ka kërkuar nga gazetarët që t’iu referohen deklaratave të saj të dhëna gjatë ditës së djeshme.