Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka folur pas zgjedhjes së presidentes Vjosa Osmani që ta shtrojë Darkën e Lamës në ambientet e Policisë së Kosovës.
Halimi ka thënë që Osmani nuk duhet ta mbulojë nëpërkëmbjen e policëve me këtë traditë.
“’Darka e Lamës’ si traditë e lashtë e popullit tonë, e ngritur në piedestalin më vleror nga Presidenti Rugova, nuk është simbolika me të cilën mbulohet moskujdesi dhe nëpërkëmbja”, ka shkruar Halimi në Facebook.
“Pagat dinjitoze për policët, kompensimi financiar i rrezikshmërisë në punë; e sigurimi i jetës dhe ai shëndetësor, janë mirënjohja përmbajtjesore që shteti duhet t’ua ofrojë atyre që kujdesen për rendin dhe sigurinë në Republikën tonë”.