Opozita kritikon LVV-në për mospjesëmarrje në seancë për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës

by Nexhat

Pas prezantimit të një draft rezolute nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e cila ka të bëjë për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës kanë folur deputetët e partive opozitare, ndërsa deputetët e partisë në pushtet (LVV) nuk janë të pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha tha se policët e Kosovës e kanë bojkotuar presidenten e vendit në “Darkën e Lamës” e cila u mbajt të mërkurën.

banner

Ai ftoi deputetët në përkrahje të rezolutës për policët e Kosovës.

“Përkundër ndjenjave policët e Kosovës bojkotuan presidenten e vendit në darkën e Lamës. Ata janë njerëz që angazhohen që në mëngjes për të vendosur rend dhe ligj. Të përkrahim rezolutën. Nëse edhe kësaj radhe nuk e përkrahim i bëjmë thirrje kryetarëve të komunave që të ofrojnë benefite për policët dhe të vendosin që të bëjnë pa pagesë shërbimet shëndetësore”, tha Berisha.

Edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni theksoi se edhe pse më 24 shtator i gjithë spektri politik ishin të unifikuar, kjo siç tha ai nuk po ndodh sot.

Ai u shpreh se partia në pushtet nuk është prezente sot në Kuvend, edhe pse siç tha ai verbalisht thonin që janë në përkrahje të tyre.

“Më 24 shtator, spektri politik dhe partitë parlamentare ishin shumë të unifikuar për ballë një rreziku që vinte nga territori i Serbisë. Është e ditur që kapacitet e policisë së Kosovës nuk janë ngritur vitet e fundit por janë investime që nga çlirimi i Kosovës. Për mbi dy dekada çdo qeveri ka investu. Ky unitet nuk po tregohet sot. Kur ne flasim për nevojat elementare esenciale për pjesëtare e tyre, na mungon mazhoranca të cilët verbalisht ishin në përkrahje të tyre, e sot nuk shprehën gatishmëritë që nga opozita të dëgjojnë se si të përmbushen nevojat e tyre”, ka thënë Quni

Deputeti i AAk-së, Bekë Berisha ka kritikuar mungesën e Lëvizjes Vetëvendosje në seancë, që sipas tij edhe mund të jetë duke planifikuar diçka pozitive.

“Kjo situatë e policisë do të ishte ndreq sikur të ishin futur në Ligjin e Pagave. E përkrahim këtë rezolutë. Prej që është kjo qeveri policëve u janë ndal shtesat. E tash po mundohemi që të gjejmë forma të ndryshme që ta bëjmë policinë të jetojë me dinjitet”, tha Berisha.

“Pse pozita nuk janë këtu sot, pse kryeministri dhe ministrat nuk i përgjigjen pyetjeve parlamentare, pse nuk përkrahet policia as me një rezolutë bile e bojkotojnë. Sepse mendojnë që edhe rrejnë dhe mendojnë që e marrin votën prapë. Këta duan vetëm pushtet. Këta kanë me bo diçka për policinë por e kanë kasavetin që mos të vijnë këtu e të ju mbetet atyre”, tha Berisha.

Ai tha se kjo qeveria ka arrit të krijojë përçarje në popull.

Ndërsa, deputeti Haki Abazi gjatë fjalës së tij në Kuvend kritikoi partinë në pushtet, LVV-së për mospjesëmarrje në seancën e Kuvendit.

“Në demokracinë parlamentare kjo është vetë dorëzim përpara vetvetes. Me shku me bo fytyra të mërzitura në varrime e me bo skena të tilla, e mos me ardh në kuvend për ta nuk e kuptoj këtë farë pune. Përveç se është duke u tentu me u bo një kauzë tjetër e rrejshme. Për tri vite çka është duke u tentu me bo për sektorin e sigurisë? Ama me këqyr parlamentin prej Tv atje është dështim i demokracisë. Përveç nëse jeni duke tentu me u koordinua me Radojiçin që e keni lëshu prej Banjskës në Serbi. Hajt më tregoni si e keni lëshu Radojicin me ik prej Banjskës në Serbi, e Banjskën e trajtoni si Kumanovën. Policia është e mirë vetëm kur vritet dhe të fotografoheni me familjet e tyre? Kryeministri don me u bo model politik i komandantit të Policisë të Facebook-ut. Nuk e ka gajlen e policisë atje, por të policisë së Facebook-ut. Rezoluta është shumë  e mirë që u ka sjell në kujtesë pas tri vitesh, për ato familje që kanë humbur anëtarët e tyre që të mos mbeten në mëshirën e askujt”, tha Abazi.

Ai tha se nuk ka fotografi më të turpshme se sa me pa Kuvendin e zbrazur dhe me i pa fytyrat e tyre të mërzitmë në varrimet e policëve.

“Nuk ka kuptim me ju dhënë dorën familjarëve të policëve të vrare, e sot nuk jeni këtu për ta”, tha ndër të tjera Abazi.

Ai po ashtu pyeti: “Pse është tradhtuar policia e Kosovës dhe është lëshuar Radojiciqi, pasi kryeministri ka thënë se Banjska është e rrethuar nga Policia e Kosovës, kush ka dhënë urdhër që Radojiçiqi të dal pa asnjë ther në këmbë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy