Kryetari i Komisionit për buxhet, deputeti i VV-së, Armend Muja, ka prezantuar raportin e Autoritetit Rregullativ të Ujit për ujin e prodhuar në Kosovë për vitin 2023, në një konferencë për media.
Ai tha se kanë vërejtur anomali sa i përket ujit të prodhuar në disa ujësjellës. Sipas tij, është vërtetuar se disa ujësjellës kanë nënraportuar qëllimshëm ujin e prodhuar.
“Dje kemi marrë raportin nga Auoriteti Rregullativ i ujit, për ujin e prodhuar ne Kosovë në vitin 2023. Kemi vërejtur anomali sa i përket ujit të prodhuar ne disa ujësjellës. Në vitin 20212 kemi nxjerrë disa rekomandime qe te instalohen ujëmatësit, dhe të bëhet auditimi i ujit te prodhuar. Kemi marre tashmë konfirmimin, në bazë te raportit del se dyshimet tona janë vërtetuar”.
“Konkluimi është se uji në ujësjellësin e Prizrenit është nën raportuar, në 2023 sipas ARrU po prodhohen 73% me shume ujë sesa 2022 para instalimit të ujëmatëseve, kurse në ujësjellësin e Pejës 43% me shumë ujë sesa ne 2022. Ajo çfarë është interesante, në ujësjellësin e Pejës në raportin e 2007 janë prodhuar 35 milionë litra kub ujë, derisa kemi ardh ne ne pushtet ra në 24 milion. Cila është gjetja pas instalimit të ujëmatëse. Kjo hapësira është nen raportuar qëllimshëm. Ish-menaxhmenti i KRU Hidrodrini, ka refuzuar kërkesat për të instaluar ujëmatësit
“Kurse te Prizreni ne 2021 po prodhohen 17 milionë ujë kub, kurse pas instalimit të ujëmatëse u raportuan 29 milionë ujë kub, pothuajse dyfishim i ujit ta raportuar. Këto kane ardh për shkak të matjes se sakte te ujit. Është evidente qe demi qe ne gjykojmë vetëm në këta dy ujësjellës kap shifrën vjetore rreth 6 milionë euro”.