Blerim Isufaj mbledh ekipin, del me një njoftim për hetimet rreth një rasti ku është konfiskuar pasuri 20 mln euro

by Nexhat

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt, ka mbledhur sot ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një rast të ri. Rasti është shënjestruar për “Shpërlarja e parave” dhe vepra të tjera penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, në kuadër të hetimeve për këtë rast janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth tridhjetë vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth njëzet milionë euro,

banner

Për ketë rast për momentin janë të ndaluar tre persona dhe të njëjtit sipas vendimit të gjykatës  janë nën masën e  paraburgimit.

Njoftimi i plotë:

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një (1) rast të ri.

Prokuroria Speciale njofton se rasti është shenjëstruar për “Shpëlarja e parave”, si dhe vepra të tjera penale.

Gjithashtu, ju njoftojmë se në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth tridhjetë (30) vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth njëzet milion (20.000.000) euro.

Në ketë rast për momentin janë të ndaluar tre (3) persona dhe të njëjtit sipas vendimit të gjykatës  janë nën masën e  paraburgimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy