Abazi: Si iku Radoiçiqi me cubat e tij pa asnjë therrë në këmbë, a po koordinohet Mimoza Kusari ende me të

by Nexhat

Deputeti i pavarur Haki Abazi ka akuzuar pushtetin për siç tha poshtërsinë në raport me sjelljen ndaj Policisë së Kosovës. Abazi, tha se është poshtërsi e pushtetarëve që të marrin pjesë në varrimin e rreshterit Afrim Bunjaku, por të mungojnë në seancën e jashtëzakonshme për mbështetjen e Policisë së Kosovës.

Abazi, ka pyetur kryeministrin Kurti se kush ka dhënë urdhër që “Radojiçiqi me cubat e tij” të ecin maleve të Kosovës, “pa asnjë therë në këmbë”.

banner

“Pse është tradhtuar Policia e Kosovës dhe është lëshu Radojçiqi, pasi që kryeministri ka dalë në media dhe ka thënë që Banjska ka qenë e rrethumë nga forcat policore të Kosovës. Kush ka dhënë urdhër që Radojiçiqi me cubat e tij të ecin maleve të Kosovës pa asnjë therë në këmbë?”.

“VV goditi shtetin me molotov, u vranë njerëz për kauzat e tyre të rrejshme, sot nuk janë në Kuvend për Policinë. A është duke u koordinuar prapë Mimoza Kusari me Radojiçiqin dhe qysh Radojiçiqi me 90 cuba arriti me u largu nga rrethimi i hekurt i Kurtit Edhe nëse është e vërtet që po a amandameton ligjin për pagesën e policisë, kjo është e ulët, kur tri vite pas, kur një parti parlamentare që është pjesë e politikës, guximin me ikë prej demokracisë nuk mundet me pas kurrkush”, ka shtuar Abazi tutje.

“Sidomos jo ata që kanë gjujtë gaz lotsjellës, e kanë goditë shtetin me molotov, ka pas të vramë për kauza të rrejshme, dalin blejnë lule të Holandës për me i qitë në varrezat e policëve të vramë dhe përqafin anëtarët e familjes për poenë politikë e fotografi të Facebook. Por kur vjen puna për avancim të sektorit të sigurisë, nuk vijnë këtu”.

Abazi ka pyetur nëse Mimoza Kusari ende po koordinohet me Radoiçiqin dhe si ka ndodhur që Radoiçiq iku nga Banjska.

“A është Mimoza Kusari duke e bë ndonjë koordinim me Radojiçiqin dhe qysh ndodhi që Radojiçiqi me 90 cuba me depërtuar atë rrethimin e hekurt të Kryeministrit prej televizorit edhe Facebook, edhe sot ata me qenë faktorë në ndryshimet kushtetuese”, ka potencuar deputeti Abazi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy