Bislimi për rezolutën e PE’së: E dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për vënien e masave kufizuese

by Nexhat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e ka përshëndetur miratimin e rezolutës nga Parlamenti Evropian që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator.

Rezoluta kërkon që Serbia të dënohet nëse vërtetohet përfshirja në sulmin terrorist.

banner

Kosova ka publikuar vazhdimisht prova që tregojnë për një përfshirje të tillë.

”E mirëpres rezolutën e miratuar sot nga @Europarl_EN  i cili ndër të tjera dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për miratimin e masave kufizuese. Ai gjithashtu thekson njohjen reciproke si një parim dhe një qasje të balancuar në procesin e dialogut”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Më 24 shtator një grup terrorist në veri të Kosovës e vrau policin, Afrim Bunjakun, tashmë hero i Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy