Presidentja e vendit Vjosa Osmani, priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në çështjet e sigurisë, por edhe tema të tjera të interesit të përbashkët.
Në prag të debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për pritshmëritë nga ky debat, njofton presidenca.
Në këtë takim, prezente ishte edhe drejtoresha e re e USAID-it, Eileen Devitt, të cilën Presidentja Osmani e uroi për pozitën e re.
“Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e USAID-it dhe konfirmoi rëndësinë e projekteve të mbështetura nga USAID-i, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve. Presidentja Osmani konfirmoi gatishmërinë për vijim të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm si deri me tash, duke vënë theksin tek mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi gjithnjë e më shumë”, thuhet në njoftim
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPresidencaRKS%2Fposts%2Fpfbid075SeCNbvQJ3w7EhkhSdmw9SrvosRWB2Rii3p91YfH3ArFLnsTMzrV6PHdRH8a3jQl&show_text=true&width=500