Një aktore e filmave për të rritur bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova 2

by Nexhat

Big Brother VIP Kosova 2 ka bërë bujë të madhe që në natën e parë të nisjes së këtij spektakli.

Në mbrëmjen e së premtes (20 tetor) u prezantuan gjithsej 20 konkurrentë, të cilët kishin profesione nga më të ndryshmet.

Pjesë e kastit të këtij edicioni është edhe aktorja shqiptare me famë internacionale në botën e kinematografisë së filmave për të rritur, Alby.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo zbuloi se është nënë e një vajze katërvjeçe, për të cilën uron ta fitojë BBVK-në dhe t’ia blejë një shtëpi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Përshëndetje jam Alby, më njohin në rrjete sociale si Alby the goat. Kam qenë aktore e filmave për të rritur dhe sot jam dizajnere e modës, figurë publike dhe krijuese e përmbajtjes”, ka thënë ajo në klipin hyrës.

Foto: Screenshot/YouTube

“Tri tiparet e mia janë: kreative, empatike edhe ambicioze. Do ia lejoja marrëdhëniet intime që të mi heqin nga qafa, se kam bërë boll”, vazhdoi tutje Alby.

Veç kësaj, transgjinorja Edona James ishte një tjetër personazh që u komentua tejet shumë në rrjetet sociale.

Secili nga banorët ka premtuar shou, e të dhurojë më të mirën nga vetja e tij/saj. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy