Marion: Kosova është në një situatë shumë të komplikuar, e vetmja zgjidhje është dialogu

by Nexhat

President i Federatës së Paqes Universale për Evropë dhe Lindje të Mesme, Jacques Marion deklaron se pas sulmit terroristë të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Kosova është në një situatë më të komplikuar dhe e vetmja zgjidhje për të arritur paqe mes dy vendeve, është dialogu. Marion në një intervistë për KosovaPress, vlerëson se Bashkimi Evropian duhet të përfshihet më shumë në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin e vetëm që të ketë një zgjidhje të përbashkët.

Ai thotë se në të njëjtën kohë, Kosova mund të organizohet edhe më shumë brenda vendit në nivel të shoqërisë civile dhe mund të organizojë një atmosferë apo një mjedis që mundëson lidhje më të lehtë ndërmjet serbëve dhe kosovarëve.

Marion derisa flet për pozitën e Kosovës në dialog, thotë se pavarësisht se dy vendet kanë qëndrime të ndryshme, kanë edhe interesa të përbashkëta.

“Kosova është në një situatë më të komplikuar tani sepse është në mes të një konflikti dhe konflikti është intensifikuar. Dhe kështu mendoj se më së shumti duhet të jetë fokusi në dialog. Dhe dialogu, natyrisht, nuk mund të përfshijë vetëm Serbinë dhe Kosovën, BE-ja duhet të përfshihet shumë, mendoj, siç e përmendën të gjithë, BE-ja duhet të jetë e përfshirë edhe më shumë, e dini, ndoshta e përfshirë pozitivisht në atë dialog. Por mendoj se Serbia dhe Kosova kanë, natyrisht, qëndrime të ndryshme dhe mund të qëndrojnë në qëndrimet e tyre, por kanë edhe interesa të përbashkëta”, deklaron Marion.

Sipas Marion, fokusi duhet të jetë te interesat e përbashkëta dhe jo te qëndrimet e njëanshme.

Situata e krijuar në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku, ai thotë se ajo situatë tregon se ka manipulim të konfliktit dhe se është e papranueshme.

Ai rithekson se Kosova duhet të vazhdojë dialogun me mbështetjen e Amerikës dhe BE-së. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy