Rohde i kërkoi opozitës të mos i bllokojë marrëveshjet ndërkombëtare, shton se LDK-ja s’është pengesë

by Nexhat

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është pjesë e “sjelljeve penguese”, pasi paraprakisht i kërkoi opozitës t’i japë fund bllokadës për të mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Rohde tha se po e përmend këtë për të qenë më i saktë.

“LDK nuk është pjesë e sjelljeve penguese të opozitës që përmenda!”, shkroi ambasadori gjerman, duke shpërndarë postimin paraprak.

Rohde është shprehur i shqetësuar për mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se janë në rrezik projektet madhore Gjermani-Kosovë në energjetikë dhe bujqësi, ndërsa kërkoi qasje konstruktive dhe që opozita “t’i japë fund bllokadës”.

“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Vetëm dypalëshe, janë në rrezik projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore Gjermani-Kosovë. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, shkroi Rohde në “X”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy