Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-kryeministrin e Shqipërisëë, Sali Berisha, ndaj të cilit GJKKO-së ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për çështjen e kompleksit “Partizani”.
Berisha do të merret në pyetje nesër në orën 14:00, ndërsa ende nuk i është komunikuar masa.
Pak më parë në banesën e tij zbarkuan oficerët e policisë për t’i komunikuar masën, por Berisha nuk ndodhej në banesë.
Berishës i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa ra në pranga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Vendimet u dhanë dy ditë më parë, ndërsa Berisha e konsideron një komplot të SPAK-ut në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama./Top Channel