Analisti Jusuf Thaçi tha se Asociacioni, apo siç e quan ai “Zajednica” duhet të refuzohet pa marrë parasysh pasojat.
Ai në “Pressing” në T7 tha se Kosova duhet të tërhiqet edhe nga dialogu me Serbinë.
“Mendoj që Kosova do të duhej absolutisht të tërhiqet nga Dialogu, sepse as njohja reciproke nuk është për zgjidhje të problemit. E kemi rastin e Bosnjës ku Serbia e njeh Bosnjën por e bën jofunksionale”, tha ai.
Vizita e “pesëshes së madhe”, Thaçi tha se ishte lajm i keq për Kosovën.
“U ripërsërit kërkesa të fillohet gjithçka me Zajdenicën, që mendoj se absolutisht duhet të refuzohet pavarësisht çfarëdo lloj pasoje”, shtoi ai,